Lajme Javore

Informohu i pari

Nëna dhe babi me koronavirus tek Shefqet Ndroqi!në lë E bija shpë.rthen në akuza: I kanë si qen, këtu ka vetëm k*rva!

Dy motra që kanë ardhur nga Franca kërkojnë informacion për dy prindërit e tyre që janë të shtruar në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’. Ato shprehen se nëna dhe babai janë shtruar 3 ditë më parë, ndërsa deklarojnë se nuk iu është dhënë asnjë ndihmë mjekësore, dhe asnjë sqarim nga ana e mjekëve.

“Jam tu vd.ek, kam lënë 4 fëmijët rrugëve, nëse duan lekë të dalin dhe të thonë këtu. Babai im i ka dhënë votën Edi Ramës, dhe ja ku po vr.asin. Ka tre ditë baba im këtu, ka 2 ditë nëna ime këtu, për çfarë e bëjnë, duan lekë. Nuk kemi asnjë informacion, nuk na lënë që të komunikojnë as me telefon.

Të vijë kryeministri këtu, i kanë lënë prindërit si qen, babi ka temperaturë, është shumë i lodhur dhe nuk u shkon doktor, nuk u shkon njeri. Kemi 20 vite që jetojmë në Francë dhe kurrë nuk e kemi parë këtë situatë që është këtu, kur të më vd.es baba mua do më japin informacion, a është shtet ku o gocë.

Të më japin informacion për prindërit, do marr ambasadën franceze, janë të gjithë ku.rva këtu, nuk mendojnë se kanë prindër vetë, nuk del njeri të më thojë as gjendjen. Nuk i kanë bërë një serum babës sim, ia paguaj vetë ilaçet. Shkojnë rrinë nëpër kafe, ta.llin bythën, i lënë aty të vd.esin.

Do lekë, do jap edhe lekë, vetëm më shp.ëtoni prindërit, janë mjekët më të de.gjeneruar në botë, si nuk më jep një njeri përgjigje, kush i përgjigjet babaës sim, nuk e di nëse i ka marrë apo jo ushqimet”, shprehet një prej motrave për FaxNeës.

Ndërkohë që në një bisedë përmes rrjeteve sociale, babai i cili është brenda spitalit shprehet se askush nuk kujdeset për ta, dhe që nuk iu është bërë asnjë vizitë.

Ai dëgjohet duke rënkuar nga dhi.mbjet që ndien, ndërsa shton se askush nuk po kujdeset për ta.