Lajme Javore

Informohu i pari

Në shtëpinë luksoze të Zaiminës, ja si po e kalon izolimin me bashkëshortin dhe vajzën

Këngëtarja dhe biznesmenia Zaimina Vasjari po e kalon vetëizolimin me bashkëshortin, Klodi dhe vajzën, Khloe në shtëpinë e tyre. Zaimina rrallëherë poston çaste familjare dhe sot ka tërhequr vëmendjen me videot që ka postuar.

Në to shfaqet Klodi duke luajtur me Khloen teksa Zaimina i filmon.

Në një video tjetër Khloe shfaqet duke bërë xhiro me makinën e saj lodër dhe përshëndet mamin.