Lajme Javore

Informohu i pari

Në shërbim të pacientëve me Koronavirus, mjeku kalon ditëlindjen në Infektiv

Një ndër mjekët e spitalit të Infektivit, Dr. Dritan Mema feston këtë të Mërkurë ditëlindjen. Ai ka mbushur 49 vjeç dhe në ditën e tij të veçantë po shërben në turnin e natës të Infektivi, duke u kujdesur për pacientët me Koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja Ogerta Manastriliu, e cila ka publikuar një foto të doktorit krah kolegëve të tij.

“Dr. Dritan Mema po shërben në këto momente në turnin e natës në spitalin infektiv.

Sot është një ditë e veçantë për mjekun infeksionist i cili po e kalon ditëlindjen e 49 në shërbim të pacientëve të prekur nga Covid 19. Edhe 100 doktor Dritani!”, shkruan Manastirliu.