Lajme Javore

Informohu i pari

Në qoftë se përdorni paracetamol, duhet ta dini këtë domosdoshmërisht

Paracetamoli është qetësuesi i dhimbjeve më i njohur në botë dhe është në dispozicion në shumë kombinime. Përdoret për të ulur temperaturën dhe për të lehtësuar simptomat e ftohjes dhe gripit. Megjithatë, duhet të jeni të kujdesshëm, sepse një studim i ri tregon se konsumimi i tepërt i paracetamolit mund të jetë fatal për funksionimin e mëlçisë.

Paracetamol ka filloi të përdoret që nga viti 1955 si medikament kundër temperaturës dhe dhimbjes te fëmijët, dhe është bërë shumë popullor për shkak të faktit se nuk ka efekte të rëndësishme anësore.

Një studim nga hulumtuesit e Universitetit të Edinburgut dhe Oslos si dhe Shërbimi Kombëtar Skocez për Transfuzion të gjakut treguan se analgjetikët shkaktojnë dëme të mëlçisë në nivel të cirozës dhe hepatitit. Ata gjetën se përdorimi i tepruar i këtij medkimanenti është shkaktari kryesor i inflamacionit akut të mëlçisë në botën perëndimore.

Shkencëtarët kanë studiuar efektin e paracetamolit në qelizat e mëlçisë. Ata gjetën se përdorimi i tepërt i paracetamolit mund të dëmtojë lidhjet vitale strukturore ndërmjet qelizave fqinje në indin e mëlçisë. Kur këto lidhje, të cilat janë zakonisht të forta, çrregullohen, struktura e mëlçisë dëmtohet dhe nuk mund të funksionojë normalisht. Ky lloj i dëmit përfshinë hepatitin, cirozën dhe kancerin, por deri më tani nuk ka qenë i lidhur me toksicitetin e paracetamolit.

“Për shumicën e njerëzve në mbarë botën, paracetamoli është zgjedhja e parë, sepse është i lirë dhe efektiv. Megjithatë, dëmtimi i mëlçisë i shkaktuar nga medikamentet është një problem i rëndësishëm klinik dhe sfidë për zhvillimin e barnave të sigurta. Rezultatet e studimit tonë përforcojnë nevojën për përdorimin racional të paracetamolit dhe mund të ndihmojë të kuptojmë se si të parandalojmë dëmtimin e përdorimit të tij”, tha Dr. Leonard Nelson, bashkë autor i studimit.

Njerëzit shpesh e marrin lehtë dhe mendojnë se paracetamoli nuk është një problem në qoftë se marrin disa tableta më shumë se doza e rekomanduar ditore. Herën tjetër kur të filloni për të marrë paracetamol, mendoni rreth kësaj./GazetaExpress/.