“Në një minibus futen 25 vetë”, Pipero tregon ç’i kanë thënë për fasoneritë: Hanë bukë 10 veta grumbull
“Në një minibus futen 25 vetë”, Pipero tregon ç’i kanë thënë për fasoneritë: Hanë bukë 10 veta grumbull
Mjeku Pëllumb Pipero ka deklaruar mbrëmjen e sotme se i kanë treguar që në fasoneri nuk zbatohen aspak rregullat. Në një lidhje me Skype, në emisionin “Zonë e lirë”, Pipero tha se i kanë thënë që në një minibus që ka 20 vende, hipin 25 punëtorë dhe kjo gjë nuk është në rregull.
“Më kanë thënë që në minibuse që ka 20 vende, hipin 25 persona. Kjo nuk është mirë. Në fasoneri duhet pasur kujdes sepse janë vatra të rrezikshme. Sidomos nëse mblidhen dhe hanë nga 10 veta në grup, është i kotë distancimi më pas,”- tha Pipero.
Sot është dita e parë që Kruja, e cila u konsiderua një vatër e nxehtë për shkak të fasnoerive, nuk ka shënuar raste të reja.
Numri i të prekurve nga COVID-19 ka shkuar në 678, pasi në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë dhe 15 persona të tjerë. Në një njoftim për mediat, Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë testuar 259 persona, nga të cilët 36 pesonel mjekësor, të cilët kanë rezultuar negativ.