Lajme Javore

Informohu i pari

Në kasolle, me djemtë në va rr dhe pa bukë! Merr fund tra gjedia e dy të moshuarve shqiptarë

Jetojnë të vetëm në një kasolle, kokën e mbajnë poshtë shumicën e kohës për shkak të peshës së moshës së tyre, por kur janë të mërzitur shumë, sytë i ngrejnë lart tek dy fotot e vetme të djemve që i humbën vite më parë.

Ky është një moment i historisë përlotëse të dy të moshuarve shqiptarë, që jetojnë në një fshat të Shëngjergjit.

Historia e tyre u përcoll në media dhe u përhap menjëherë pasi dy të moshuarit nuk kishin më as ushqim për të përballuar jetesën, e cila është vështirësuar dukshëm në këto kohë të koronavirusit.

Rasti u përcoll në emisionin shqiptarët për shqiptarët dhe dhjetëra qytetarë brenda e jashtë kufijve dërguan ndihma për këta dy të moshuar. Qemali dhe Ishja u ndjenë të lumturuar dhe thanë për emisionin se shumë shqiptarë kishin mbërritur afër kasolles së tyre me ushqime dhe fjalë shprese.

“Na kanë ardhur njerëz nga gjithë Shqipëria, nga Durrësi, nga Tirana, nga Shijaku, nga Peqini, na kanë ndihmuar. Na kanë ndihmuar me ushqime, më gjera. Tani nuk e kemi problem më ushqimin, miell dhe ushqime të tjera kemi”,-shprehet gjysh Qemali.

Por sërish, përtej kësaj ndihme të madhe, dy të moshuarit i gjen në dhomën ku jetojnë e flejnë, teksa shohin fëmijët e tyre. Kohë ka kaluar, plot 18 vjet, por Aishja përlotet kur i kujton dy fëmijët, të cilët iu mbytën.

“Na vr anë, na pl agosën zemrën, nuk kishin përkeledhje, nuk hiqet mendja kollaj nga fëmija gjallë në botë, më ka ngel merak që ikën të vegjël, nuk e shijuan jetën e vet. Do doja që djemtë të kishin edhe ata fëmijët e tyre. Të kishim edhe ne një krahë të ngrohtë. Nuk do mundoheshit ju që keni ardhur për të na parë”-thotë e moshuara.

“Vdi qën djemtë, unë nuk bëra as darka as dreka, kisha dëshirë që edhe unë të bëja dasmë. Martova gocën pa i bërë dasmë fare. Erdhi ai djali e mori, iku. Prandaj nuk kam organizuar kurrë një darkë apo drekë, nuk kam përjetuar kurrë gëzim. Nëse do ikja këtu do më merrte malli për varret e fëmijëve, ndoshta nëse iki nuk do kem fuqi t’I shikoj më. Kjo është tokë e bekuar, këtu kam lindur këtu dua të vde s në këtë tokë”, -thotë gjysh Qemali.

Dhe me të vërtetë ashtu siç thotë Qemali, dy të moshuarit duket sikur e përballojnë varfërinë duke u larguar nga kasollja e ditëve të këqija, për të shkuar pranë varreve të fëmijëve. Aishja, nënë fundja, shkon thuajse përdit dhe qëndron pranë vendit ku pushojnë dy djemtë e saj.

Por kjo histori kaq e trishtë prekur mjaft qytetarë, saqë emisioni ‘shqiptarët për shqiptarët’ arriti t’i bëjë një surprizë të madhe të moshuarve. Elvis Naçi e Sidrit Bejleri i marrin të moshuarit drejt Tiranës, për t’i sjellë në një shtëpi të re, e cila falë qindra kontributeve bëhet e tyrja.

“Nënë Ishe, Qemal, kjo është shtëpia juaj!”,-u tha gjyshërve Elvisi. “Faleminderit shumë për këtë nder që na keni bërë, nuk di si t’ua shpërblej. Kam vuajtur, u bëra 77 vjeç në një kasolle. Nuk e mendonim kurrë se do vinim ne këtu, se do të kishim një shtëpi si kjo”,-u shpreh  gjysh Qemali.

Elvis Naçi gjithashtu i komunikoi dy të moshuarve se shumë shqiptarë kanë shprehur dëshirën për t’i dhënë një pension në mënyrë që ata të mos shohin më ditët kur nuk kishin as ushqim e as qetësi për shpirtin e tyre.