Lajme Javore

Informohu i pari

Në gjendje të rënduar/ Deputeti Alimadhi: E kam të pamundur të flas

Deputeti shqiptar Adriatik Alimadhi rezultoi pozitiv për koronavirus. Së fundmi është bërë me dije se ai nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Alimadhi në një komunikim për ‘Fax news’ ka thënë se ndodhet në terapi me oksigjen, pasi ka vështirësi me frymëmarrjen.

Ai ka thënë:

Jam i pamundur të flas, ndodhem në oksigjen.
Deputeti ndodhet prej disa ditësh i shtruar në spital. Po ashtu e ditur është bërë se pas një skaneri që i kanë bërë është zbuluar se ai kishte probleme me mushkëritë.

Kujtojmë këtu se thirrjet në vendin tonë për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë. Thirrjet vazhdojnë për të respektuar edhe higjenën personale dhe distancimin social.

Kurse mjeku Pipero tha se me koronavirusin s’ka trimëri. E më tej Pipero tha se trim është ai që rri në shtëpi.