Lajme Javore

Informohu i pari

Në Amerikë Rama bëhet burrë shteti për t’u pirë në kupë/ Duhet të respektojmë ligjet tha

Kryeministri Edi Rama duke folur në cilësinë e Presidentit të Këshillit të Sigurisë, theksoi se është e nevojshme që shtet të punojnë sëbashku për respektimin e të drejtave të njeriut.Rama në fjalën e tij të parë si kreu i KS tha se të gjithë sëbashku duhet të punojnë për ta bërë botën më të vogël për shkelësit e ligjit, që askush të mos besojë më se mund të kryejë krime dhe mund të mos japë llogari.“Çështja e llogharidhënies mbetet në qendër të kolektives.

Objektivat janë të trefishta të rritet roli i bashkësisë kombëtare për të vënë para përgjegjësisë shtetet, të forcohen mekanizmat e llogaridhënies edhe në aspektin rajonal.Të përcaktohen shkeljet e të drejtave të njeriut dhe shkeljes ndërkombëtare për të vënë në vend dinjitetin e viktimave dhe të afërmeve të tyre.Kemi parë për shumë gjatë autorët të lihen të lirë pa asnjë pasojë, nuk duhet të lëmë askënd të besojë se mund të bëjë k rime dhe t’ia hedhë paq. Duhet të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për respektimin e ligjit. Të punojmë sëbashku për të drejtën ndërkombëtare.Llogaria efektive do të kontribuoje për paqen. Duhet të bëjmë gjithçka që ta bëjmë botën më të vogël për shkelësit duke përdorur të gjitha mjetet”, tha Rama.