Ndryshimet në Kodin Penal, Berisha thirrje shqiptarëve: Ngrihuni në protesta, sot duhet të jeni në rrugë!
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj vendimeve të fundit të qeverisë për ndryshimet në Kodin Penal, në kuadër të pandemisë Covid-19.
Në një lidhje direkte në Syri Tv, Berisha u bëri thirrje shqiptarëve të ngrihen në proteste kundër këtyre vendimeve, të cilat i konsideroi si poshtëruese dhe diktatoriale.
Berisha theksoi se nëse ka një popull në botë që duhet të jetë në rrugë, janë shqiptarët.
Ai deklaroi:
Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë i dha të drejtë qytetarëve të protestojnë. Unë ftoj shqiptarët ta konsiderojnë letër të vde kur deklarata skizo të Ramës e të ngrihen në protesta, me maska dhe në distancë sociale. Nëse ka një popull sot në botë që duhet të jetë në rrugë janë shqiptarët. Po u tolerua me këtë mënyrë, njësoj si i ati i Kim Jong Un, do t’iu numërojë lugët. Duhet ngritur ndaj kësaj çmendurie poshtëruese dhe një njeriu që nuk ka moral
Kujtojmë këtu se ndryshimet e fundit në Kodin Penal kanë shkaktuar reagime të shumta në shoqërinë civile dhe janë cilësuar si anti-kushtetuese.