Ndonëse në karantinë Ingriti i organizon të birit një super festë për ditëlindje (Video)
Ditën e sotme vogëlushi i këngëtares Ingrit Gjoni, Paridi feston ditëlindjen. Ai ka mbushur 8 vjeç dhe ndonëse në karantinë Ingriti është kujdesur që t’i organizojë të birit një festë vërtetë të bukur.
Ajo ka publikuar në Instastory video nga festa dhe shihet se është krijuar një atmosferë e vërtetë ditëlindjeje. Ingriti ka përgatitur për të birin ëmbëlsira nga më të ndryshmet ku nuk ka munguar dhe torta me luleshtrydhe.
Vogëlushi duket shumë i lumtur në rrethin e familjarëve të tij, të cilët i kanë kënduar dhe këngën e ditëlindjes.