Ndodh te Spitali Ushtarak, miu “hedh valle” në dhomën e pacientit
Shqipëria është në një situatë të vështirë për shkak të përhapjes së koronavirusit. Deri më tani janë infektuar 304 persona dhe kanë humbur jetën 17 pacientë.
Mjekët janë ata që sot po përballen në vijën e parë të luftës me këtë virus të padukshëm dhe dy spitale sot janë kthyer në trajtimin vetëm të personave të infektuar nga koronavirusi.
E ndërsa vëmendja është te spitali Infektiv dhe Sanatoriumi, në Spitalin Ushtarak shihen gjëra të pazakonta.
Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA tregon se si një mi ka hyrë në dhomat e pacientëve të spitalit.
Miu qëndron në vend për disa sekonda dhe më pas lëviz me shpejtësi.
E trishtë të mendosh se këto pamje janë të një spitali, ku higjena duhet të jetë parësore, por mesa duket askush nuk e vret mendjen për këtë.
E teksa bëhet thirrje për higjenën personale dhe atë në shtëpi, spitalet në Shqipëri harrohen të pastrohen.