Lajme Javore

Informohu i pari

Ndodh në Shqipëri! Veliaj personi i 3-të në botë që bëhet i zi pasi shërohet nga Koronavirusi!

Pas daljes në ekrane të kryebashkiakut të shëruar nga Koronavirusi, kanë shpërthyer polemikat në mediat online, pasi Veliaj dukej 3 tone më i errët seç është zakonisht. Mbase kjo për shkakun sepse ai nuk është i bardhë si Vangjush akullorja… dhe këtu nuk i vihet faj… Veliaj shënon rastin e tretë në botë, që është shëruar nga virusi që merr jetë dhe ka ndërruar ngjyrë teksa ka qëndruar i karantinuar.

Dy rastet e mëparshme që i ka ndodhur ky fenomen i pashpjegueshëm, kanë ndërruar jetë fatkeqësisht, por shpresojmë që Veliaj të mos ketë të njëjtin fat.

Historia e mjekëve kinezë që u ndryshoi ngjyra e lëkurës

Dr Yi Fan, i cili u infektua gjatë punës në janar, raportohet se doli nga nga një spital në Wuhan, pasi u shërua nga virusi vdekjeprurës. Një zëdhënës tha që toni jonormal i lëkurës së Dr Yi ishte shkaktuar nga një antibiotik, që ai kishte marrë gjatë trajtimit. Kolegu i Dr Yi, Dr Hu Weifeng, lëkura e të cilit gjithashtu u errësua, ishte akoma në spital, sipas zëdhënësit. Më parë, mjekët mendonin se ngjyra e tyre anormale e lëkurës ishte shkaktuar nga pabarazitë hormonale, pasi virusi kishte dëmtuar mëlçinë e tyre.

Por nuk dimë se çfarë mund ta ketë shkaktuar nxirjen e Veliajt, që të paktën i detyrohet një shpjegim shqiptarëve që shqetësohen për gjendjen e tij shëndetësore.

Sejko shkruan:

Rasti i tretë në botë. Mbas dy doktorëve kinezë…