Lajme Javore

Informohu i pari

Ndërroi jetë sot/ Antarët e PD zgjedhin Bujar Nishanin antar të kryesisë

Ditën e sotme në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, votohet për zgjedhjen e Kryesisë. Por paralelisht me këto zhvillime në selinë blu, u mësua lajmi për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani.Ajo që vihet re nga numërimi i deritanishëm, është se Nishani ka marrë 12 vota për të qenë pjesë e Kryesisë së re të demokratëve, teksa numërimi vijon ende….Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i ka lënë në organizëm.Numërimi i votave është elektronik dhe transmetohet live për mediat.

Gjithsej janë 280 anëtarë të Këshillit Kombëtar dhe kanë votuar 227 anëtarë. Një fletë është dëmtuar gjatë procesit.Në total janë 46 kandidatë nga ku do të zgjidhen 20 anëtarët e kryesisë së re të PD-së. Në garë jenë të gjithë emrat e Komisionit të Rithemelimit bashkë me emra të tjerë.Mes kandidateve gra, bie në sy emri i deputetes Ina Zhupa, e cila i është bashkuar Rithemelimit së fundi. Kandidatet e tjera janë ish-zv.kryetarja, Jozefina Topalli, Endira Bushati, Albina Dede, Lediana Fratari, Fatbardha Kadia, Liljana Elmazi dhe Eleni Qiriçi. Ndërkohë, kandidatët burra janë Arben Imami, Florion Mima, Bledi Kasmi, Indrit Hoxha, Erald Kapri etj.