Lajme Javore

Informohu i pari

Nata e dytë në kujdes intensiv, si paraqitet gjendja shëndetësore e Boris Johnson

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, vijon të ndodhet në kujdes intensiv për natën e dytë rradhazi, pasi gjendja e tij shëndetësore u përk eqësua dy ditë më parë.

Johnson u konfirmua me koronavirus më 27 mars, pasi rezultati i testit të tij doli pozitiv.

Kryeministri britanik po mbahet në kujdesin intensiv në Spitalin St. Thomas, Londër.

Mediat britanike raportojnë se gjendja shëndetësore e Johnson është “e qëndrueshme”, po ashtu dhe frymëmarrja e tij.

Më herët, sekretari i Jashtëm, Dominic Raab, deklaroi se ishte “i sigurt” që kryeministri Johnson do të shërohej nga koronavirusi, duke e cilësuar atë si një “luftëtar”.

Raab tha më tej se z.Johnson po merrte trajtimin standard me oksigjen dhe se po merrte frymë pa pasur nevojën e ndonjë pajisjeje mekanike spitalore.

Kryeministri britanik u shtrua në spital të dielën, pasi u këshillua nga mjeku i tij persona, pasi vazhdoi të shfaqë simptoma të kollës dhe temperaturës së lartë 10 ditë pas infektimit.

Duke e përshkruar kryeministrin jo vetëm si një shef por edhe si “një mik”, z.Raab tha:

Të gjitha mendimet dhe lutjet tona janë me kryeministrit në këto ditë, dhe për të gjithë familjen e tij. Unë jam i bindur që ai do të shërohet, sepse nëse ka një gjë që di shumë mirë për këtë kryeministër, është se ai është një luftëtar. Ai do të rikthehet në krye dhe do të na udhëheqë në rrugën e duhur, në këtë krizë.