Lajme Javore

Informohu i pari

NASA shpjegon se mund të shihni diçka të çuditshme në qiell përgjatë këtyre ditëve

Nëse jeni ndër personat e apasionuar pas ngjarjeve qiellore, atëherë ky është lajmi i duhur për ju. Nga dita e sotme, e deri të mërkurë, qielli do të rezervojë një shfaqje të veçantë. Bëhet fjalë për meteorin Lyrid, i cili do të vihet re përgjatë këtyre netëve. Në fakt, kohëzgjatja është e tillë pasi nuk është vetëm një meteor, por “shi meteorësh”.

Kulmi i kësaj ndodhie, do të jetë në mbrëmjen e ditës së martë, ku do të duket më qartë nga Toka. Shiu meteor Lyrid është një ngjarje vjetore, dhe krijohet nga mbeturinat e kometës Thatcher. Shiu Lyrid është krijuar nga rënia e kometës dhe djegja e këtyre mbeturinave në atmosferë.

Por, nëse doni të shikoni këtë ngjarje magjike, do u duhet të qëndroni gjatë zgjuar. Sipas astronomëve, eventi qiellor do të jetë i dukshëm midis mesnatës dhe agimit, por nuk ka një orar specifik për të. Vendet që kanë ndotjen më të ulët, do të kenë privilegjin të shijojnë pamjet tamam, pasi do të ndodhen nën qiell të pastër. Në vitet e mëparshme, ka pasur rreth 100 “shpërthime” meteorësh në orë.

Këshillat e NASA janë:

Gjeni një vend kampingu, një fushë, apo një hapësirë të madhe të lartë. Përgatituni me çanta kampingu dhe shtrihuni shihni qiellin. Duhet të pozicionoheni drejt lindjes, për t’u siguruar që do e shijoni shfaqjen. Mund t’iu duhet të prisni me orë të tëra, por pas pak kohësh duke parë qiellin, sytë tuaj do të orientohen vetë drejt meteorëve.