Lajme Javore

Informohu i pari

Nami sot në Big Brother/ Semi përballet me Donaldin në vend të Borës…

Big Brother Vip pritet të jetë shumë i zjarrtë në mbrëmjen e sotme, pasi nuk mungojnë situatat e krijuara, por dhe nominimi është i fortë.

Einxhel, Donald dhe Beatrixa janë në votim ditën e sotme se kush do të largohet nga shtëpia më e diskutuar në Shqipëri momentalisht.

Para se të arrihet tek ai moment, produksioni ka ndjekur një strategji që nuk e ka bërë më parë. Ish-banorët do të jenë kundër banorëve aktualë të Bigut.

Një prej dueleve më të fortë do të jetë ai i Semit me Donaldin. Ata ishin shumë afër në shtëpi, por në momentin që dolën, Donaldi u lidh me Trixen.

Semi do të ketë mundësi sot t’i thotë Donaldit se e ka zhgënjyer shumë me lojën e tij brenda shtëpi. Mbetet për t’u parë si do të shkojë takimi në shtëpi brenda tyre.

Këngëtarja është shoqja e ngushtë e Bora Zemanit, prandaj dhe ndasia mes palëve ka arritur në një pikë pa kthim. Semi ka mbajtur krahun e shoqes së saj deri në fund.