Nami për ‘I love Tropoja’: Filmi thyen rekord me 300 mijë bileta të shitura
Filmi më i komentuar i vitit, më i suksesshmi e me një kast të jashtëzakonshëm aktorësh, “I love Tropoja” ka thyer çdo rekord të kinematografisë shqiptare.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, producenti dhe regjisori Ermal Mamaqi ka njoftuar se “I love Tropoja” ka shitur 300 mijë bileta për 36 ditë.
Ledia, një vajzë arkitekte ishte numri 300.000 e cila e përfitoi falas biletën dhe një darkë me aktorët. Ermali njofton se bileta e 400 000 do ta shoh filmin i ulur në mes të Encës dhe Xhodës.
“I love Tropoja” do të vazhdojë të transmetohet në të gjitha kinematë shqiptare teksa oraret mund t’i shihni më poshtë.
Gjithashtu edhe turneu botëror vazhdon në Gjermani, Zvicër, së shpejti në Greqi e deri në SHBA e Kanada.