Lajme Javore

Informohu i pari

Nami në PD/ Ikin figura të rëndësishme dhe hyjnë në Këshill: Andi Lila, Lediana Fratari dhe Jul Deda





Partia Demokartika ka publikuar listën e plotë të fituesve të anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD.

Në këtë listë pati “surpriza”, ku emra të rëndësishëm për PD janë larguar e figura të reja të njohura për ekranin janë emëruar si anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD.

Ndër emrat e njohur që nuk ishin pjesë në listë ishte emri i studiuesit Erald Kapri, Edith Harxhi dhe Arben Ristani.

Por emra të rinj janë futur në listë, ai i ish-futbollistit Andi Lila, aktorit të humorit Jul Deda. Në emrat e anëtarëve është edhe Lediana Fratari, e cila ka qenë pjesë e Këshillit të PD dhe tani është riemëruar.