Lajme Javore

Informohu i pari

Nafta arrin cmim rekord/ 260 lek për litër e papërballueshme për xhepat e shqiptarëve…

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për shtyp sot, tha se çmimi i karburanteve do të vijojë të rriten sepse Europa është në l uftë.

Kaq ka mjaftuar që, pa kaluar një ditë nga kjo deklaratë, shumë karburante, nga 230 lekë për litër që ishte çmimi i naftës në mëngjes, e kanë çuar çmimin në 260 lekë për litër. Pra, një kosto jo shumë e vogël për xhepat e popullit shqiptar.

Kujtojmë se për rritjen e çmimit të naftës dhe produkteve të tjera, nesër në orën 17:00 para Kryeministrisë do të zhvillohet një protestë.