Lajme Javore

Informohu i pari

Na përloti/ Ja cfarë porosi i dha Fifi Donaldit para se të dilte…

Sot Fifi vendosi të largohet nga ‘Big Brother VIP’, por para largimit këngëtarja ka vendosur të dhurojë disa nga sendet e saj personale. Si një mënyrë e mirë për të kujtuar këtë eksperiencë, Fifi ka dhuruar produkte apo veshsje për secilin prej banorëve.

Kjo gjë fillimisht u kundërshtua nga banorët ,por disa minuta më pas ato e pranuan këtë gjest me përlotje dhe nostalgji. Këngëtarja gjithashtu i tregoi banorëve dhe vendin ‘’sekret’’ ku ajo kishte fshehur cigaret.

Ajo i dhuroi letrën që i shkroi vetes para ca ditësh Ilirit, i cili e lexoi në heshtje dhe gjithashtu i tha Donaldit se e do fituesin e shtëpisë dhe ai i premtoi se do shkojë në finale për të.

Sabiani dhe Arjola e kanë përjetuar më keq emocionalisht largimin e Fifit.

Arsyeja e largimit të Fifit u sqarua nga vetë ajo:

“Banorë, unë kam marrë vendim të lë shtëpinë e Big Brother sot. Kam nevojë të merrem me veten time. Kjo eksperiencë nuk po më bën mirë. Nuk e kisha atë mundësinë që të flisja atë që vërtë e kam. Se nëse ju jeni munduar të më ruani mua edhe unë jam munduar t’ju ruajë ju krejtëve dhe në shumë raste nuk e kam dhënë mendimin tim ashtu si e kam. Dhe kam nevojë të dalë jashtë e të merrem me veten. Ju pres pas 50 ditëve”, tha Fifi.