Lajme Javore

Informohu i pari

Na habiti fare/ Jonida Maliqi flet për Donaldin pas ndarjes nga Romeo…

Jonida Maliqi postoi para pak ditësh një video ku tregonte se nëna e saj është e fiksuar me “Big Brother VIP”, sikurse të gjithë ne.

Videoja u bë shpejt virale dhe gjejmë rastin të themi se çdo video që artistja poston me nënën e saj pëlqehet shumë nga ndjekësit.

Ditën e sotme Jonida ishte e ftuar në “Ftesë në 5” ku mes të tjerash ka komentuar katër finalistët e formatit. Këngëtarja tha se i ka të gjithë shokë, përveç Beniadëd që nuk e njeh personalisht.

Mes të tjerash ajo u ndal edhe te Donaldi për tē cilin tha se edhe jashtë “Big Brother” është njësoj. Jonida theksoi se ruan ende marrëdhënie të mira dhe ka shok.

“Einxheli është vajza e fortë që ia del gjithmonë. Donaldi është ai djali që është dhe jashtë. Iliri me pjekurinë e tij është shumë strateg.

Beniada është vajza që do të donim të gjitha ta kishim shoqe. Nuk dua të jap një emër sepse nuk dua të ndikoj te publiku”.