Lajme Javore

Informohu i pari

Mozzik mban orë me vlerë prej 30 mijë euro në klipin e fundit

Rep-artisti me prejardhje nga Ferizaji, Mozzik njihet kohët e fundit për luksin që po bën në jetën e tij.

Që nga veshjet, stili i jetesës e deri tek makinat, reperi duket se shpenzon një shumë të konsiderueshme parash.

Kështu të paktën duket edhe në një paraqitje të fundit, saktësisht në klipin e këngës “PP”, që erdhi në bashkëpunim me këngëtaren Kida.

Sipas Shqipe.closet, Mozzik është parë duke mbajtur një orë të markës ‘Rolex’, vlera e të cilës arrin 29.350 euro.

Ndër të tjera, ai ka shpenzuar 210 euro në një bluzë të bardhë, ndërsa në një palë syze të firmë ‘Rayban’ reperi ka shpenzuar 131 euro.