Lajme Javore

Informohu i pari

Motër e vëlla shqiptarë në SHBA rrëfejnë përvojën me Covid- 19: E kaluam si një grip të lehtë

Artistët shqiptarë, Angelo dhe Lori Miho, të cilët jetojnë në SHBA, kanë zbuluar se kanë qenë të prekur me koronavirus.

Përmes një lidhje skype për emisionin “Vizioni i Pasdites” motër e vëlla u shprehën se ishte një grip i lehtë dhe se tashmë nuk kanë më simptoma.

“Ne rezultuam pozitivë, por tani besoj se e kemi kaluar se nuk po shfaqim asnjë simptomë. Është e vështirë, tani jemi mbyllur në shtëpi dhe po tentojmë të disiplinojmë veten në kushtet e karantinë. Dikur nuk kishim kohë të kryenim të gjitha punët për shkak të angazhimeve të shumta. Ndërsa tani duhet të mësohemi me faktin se kemi kohë mjaftueshëm,”–u shpreh Angelo Miho.

Të dy tregojnë se ka qenë tepër e vështirë për tu përballuar si situatë dhe për shkak të masave më të lehtësuara që qeveria amerikane po ndërmerr. Sipas tyre, jo vetëm që distancat sociale nuk respektohen duke vendosur në rrezik jetët e tyre, por dhe ata si dy të rezultuar pozitivë janë duke krijuar rrezikshmëri ndaj të tjerëve.

“Nuk e di në fakt, sepse e shoh në supermarket. Ne kemi qenë pozitiv dhe jemi munduar të mbajmë vetë distancë kur dalim të blejmë, në mënyrë që mos të rrezikojmë dikë tjetër. Por nuk e shohim të njëjtën sjellje te të tjerët.”