“Mos më shkeltë këmba në Shqipëri, Kemi 50 orë pa bukë e pa ujë”/ Prej tre ditësh në Kakavijë, reagimi i qytetarëve: S’kemi shtet!
Mijëra shqiptarë janë të bllokuar në doganën e Kakavijës për shkak të kufizimeve që qeveria greke vendosi për kalimin në kufi. Ndryshimi i shpeshtë i kufizimeve bëri që shqiptarët të gjendeshin në rrugë gjatë këtyre vendimeve të cilat nuk mund t’i zbatonin, siç ishte kryerja e testit serologjik.
Të nervozuar nga mos mbështetja e qeverisë së Ramës, qytetarët kanë shprehur me zemërim se Shqipëria nuk do të jetë vëndi ku fëmijët e tyre do të kthehen. Shumica e emigrantëve ishin kthyer për kryerjen e pasaportës po mbetën të bllokuar në pikën doganore.
Reagimi i emigrantëve:
70 % e qytetarëve kanë ardhur këtu për të bërë pasaportat. Le të sjellë qeveria 5 punëtorë në Athinë për rinovimin e tyre dhe të mos vijmë këtu 500 mijë veta dhe të qëndrojmë në radhë për ditë të tëra.
Mos më shkeltë më këmba kurrë në Shqipëri jo mua, por as fëmijëve të mi
Kam tre ditë në Kakavijë, ky është mesazhi që i them kryeministrit”, tha një tjetër.
Kemi 50 orë pa bukë e pa ujë, dhe qeveria të marrë vesh.