Lajme Javore

Informohu i pari

Mona në hall të madh/ I kthejnë shpinën 140 të afërm të saj ikin nga LSI-ja





Dega e LSI-së në Berat, në Gjeroven, është shkrirë e gjitha dhe të 140 anëtarët e saj pritet t’i bashkohen Partisë Socialiste.

Ka qenë ish-kryetari i kësaj Dege, Krenar Shehu i cili është shprehur se e kishin marrë këtë vendim pasi kanë 10 vite pa përfaqësim.

Më herët, në Qarkun e Beratit LSI ka marrë dhe go ditje të tjera. Ish-ministri Nasip Naço dhe ish-deputeti i LSI Gledion Rehovica deklaruan publikisht kalimin te socialistët.

Gjatë një mbledhje që është mbajtur sot në Gjeroven, kryetari i Degës së LSI atje Krenar Shehu, ka deklaruar dorëheqjen dhe është larguar nga LSI. Menjëherë pas tij, të gjithë anëtarët e tjerë kanë vendosur që në b llok të largohen. Pritet që ata t’i bashkohen PS pasi kanë thënë se kanë besim vetëm te Nasip Naço.

Edhe vetë ky i fundit pak kohë më parë deklaroi se “nuk është koha për eksperimente” dhe iu bashkua fushatës së socialistit Blendi Klosi në Berat.