Moderatorja përlotet në mes të emisionit: Kam lënë vajzën vetëm!
Moderatorja Brunilda Lahe ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, në daljen e saj të parë publike pas ardhjes në jetë të vajzës së saj, Hanës.
Bruna tregoi se ishte hera e parë që largohej nga e bija, për të cilën po kujdesej motra e moderatores.
Teksa po shpjegonte historinë që fshihej pas emrit të vogëlushes Hana, Bruna nuk i ndali dot lotët.
“Është hera e parë që e kam lënë vetëm dhe prandaj jam kështu”, tha e përlotur ajo.
Top Channel