Lajme Javore

Informohu i pari

Mjerim në familjet shqiptare në prag të nisjes së vitit të ri shkollor/ Fëmijët e vegjël dalin të shesin misra në rrugë për të blerë librat

Fëmijët në rrethin e Dibrës dhe Matit po përballen me një situatë tejet të vështirë ekonomike. D  enoncimi është bërë nga ish-deputetja e PD-së Dhurata Çupi. Në kushtë të vështira, fëmijët janë detyruar të shesin misra në rrugë që t’i sigurojnë vetë lekët për të filluar shkollën dhe për të blerë libra.

Aq të pafajshëm janë fëmijët dhe aq të dhënë pas dijes, saqë kanë marrë përsipër një sa  krificë të tillë. Ndërkohë qeveria di të bëjë vetëm propagandë dhe aspak diçka konkrete për të ndryshuar situatën në të cilën ndodhen banorët e zonës.