Lajme Javore

Informohu i pari

Mjeku shqiptar jep lajmin e mirë/ Gjysma e Tiranës e ka kaluar koronën





Më shumë se 50% e qytetarëve në Tiranë e kanë kaluar Covid 19. Ky është rezultati i një studimi të bërë nga Akademia e Shkencave, i cili po prezantohet në këto momente nga imunologu Genc Sulçebe.

Sipas mjekut të njohur imunolog, shumica e qytetarëve në Tiranë që e kanë kaluar Covid 19 janë asimptomatikë, e megjithatë kanë arritur që të krijojnë antitrupa, duke u bërë në këtë mënyrë imun.

Ndërkohë që sipas të dhënave në të gjithë vendin mbetet ende e ulët përqindja e personave që e kanë kaluar Covid. Tirana ka numrin më të lartë të personave që e kanë kaluar Covid, ndërsa në rang vendi llogaritet që 25% e qytetarëve janë ekspozuar ndaj virusit. Vijon…