Mjeku shqiptar flet nga SHBA: Covid-19 përhapet me një shpejtësi të frikshme
Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka folur mjeku shqiptar, Rajmond Ikonomi. Dikur ai ka qenë drejtori i Virologjisë në Boston. Gjatë një interviste në ‘news 24‘ ai ka thënë se koronavirusi është mjaft dinak.
Më tej ka vazhduar:
Në SHBA situata është e rëndë. Këtu numri i të infektuarve ka shtuar shumë. Ky ishte një virus i befasishëm dhe kishte përhapje shumë të madhe. Situata jo vetëm në SHBA, por edhe në Shqipëri duhet pasur kujdes, pavarësisht se ka më pak raste, kudo është rreziku.
Po ashtu gjatë fjalës së tij, ai ka thënë se pasojat e koronavirusit do të zgjasin edhe gjatë verës dhe ka shtuar se koronavirusi përhapet me një shpejtësi të frikshme.
Mjeku shqiptar është shprehur kështu:
Pasojat e virusit do të zgjasin edhe gjatë verës. Akoma nuk mund të thuhet me saktësi se temperatura e dëmton këtë virus. Covid-19 përhapet me një shpejtësi të frikshme. Ështe e vështirë t’i japësh një formulë të saktë menaxhimi, por bazuar në metodën kryesore, duhet që të kapet vatra e parë sa më parë.
Mjeku ka treguar edhe se deri më tani janë deri në 60 vaksina kandidate dhe se po bëhen prova. E më pas ka shtuar:
Ka sinjale të mira që një vaksinë të dalë. Këtu në Amerikë mund të dalë vaksina në vjeshtë. Përgatitja e vaksinës shkon 3 deri 6 muaj. Fillimisht provohet te kafshët, e shihet nëse vaksina nuk është e rrezikshme, provohet patjetër edhe tek njerëzit.