Lajme Javore

Informohu i pari

Mjeku sfidon autoritetet shqiptare: Provoni vetëm një ditë të kryeni 2 mijë teste!

Shqipëria ka numrin më të ulët të testimeve për koronavirus në rajon.

Kjo çështje ka shkaktuar debate të shumta në vend, pasi OBSH-ja ka kërkuar që të kryhen sa më shumë testime, për ta pasur nën kontroll pandeminë.

Ndërkohë, Rama u justifikua pak ditë më parë se me çështjen e testimeve merret një grup ekspertësh, të cilët kanë vendosur të provojnë një tjetër skemë testimesh, ndryshe nga ajo që bëhet në vende të tjera.

Kjo çështje është komentuar edhe nga mjeku Petrit Vargu, i cili në një lidhje për Fax News u ka bërë thirrje autoriteteve që të shtojnë numrin e testimeve.

Duke sfi duar autoritetet, Vargu kërkoi që për nujë ditë të vetme të bëhen 2 mijë teste, që të provohen se ata që përsërisin si rekomandim të “mbyllin gojën” nëse e kanë gabim.

Ndërkohë, mjeku tregoi edhe një detaj të pazakontë, të cilit pak kush mund ta ketë vënë re, që ka të bëjë me hartën e shtrirjes së rasteve me koronavirus.

Ai tha se shumica e të infektuarve me koronavirus janë konfirmuar në pjesën perëndimore të vendit. Mjeku kërkoi që të studjohet se pse ka ndodhur ky fenomen.

Ai tha:

Do të humbasësh disa para në fillim por testet e ndihmojnë ekonominë. Do të funskiononte çdo gjë në mënyrë graduale. Dalin ca të komunitetit që nuk dua ti vendos emër, që thonë se sensitiviteti është i lartë por në këtë moment duhet të marrim në mënyrë pozitive testimet drejt një rivitalizimi ekonomik. Por duhet një sensitivitet i besueshëm se sa zero sensitivitet i pabesueshëm. Mund të kthehet gjithçka në bumerang për ekonominë tonë. Mendoj se lufta ndaj koronavirusit duhet të drejtohet drejt teknologjisë.

Duhet bëre edhe testi për personat që kanë kaluar infeksionin që të vijohet aktiviteti normal. Nuk duhet të shqyejmë dyert, koronavirusi nuk pyet se ku punon por ka edhe ai ligjet e veta dhe ne me dituri t’i kundërvihemi këtyre ligjeve. Po thonë për testin molekular mos e bëni imagjinoni për këtë tjetrin, duhet të shohi komiteti në mënyrë të mirë se çfarë po ndodh në botë, po bëhen testime të ndryshme në vendet përkatëse. Kam shumë respekt se i kam kolegë anëtarët e këtij komiteti, por jam i ndrydhur në vërtetësinë e asaj që thotë task-forca.

Në pjesën perëndimore po preket më shumë vendi ndërsa në pjesën lindore janë më të pakta. Nuk duhet të harrojmë se Kanadaja në pjesën ku nuk ka koronavirus jetojnë arinjtë e bardhë. Sot aty ku ka njerëz ka edhe koronavirus, ndërsa në Shqipëri e vërteta është ndryshe dhe duhet të japin disa shpjegime. Testet nuk bëhen dhe për këtë mbeten jashtë logjikës shkencore. Unë do të thoja të provojnë vetëm një ditë 2000 teste dhe të shohim se sa raste do dalin, pastaj ne do tërhiqeshim.