Lajme Javore

Informohu i pari

Mjeku Pipero-shqiptarëve: S’u shpëton as rakia e as hudhrat, rrini në shtëpi!

Gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar prej Covid-19. Rastet me të infektuar në vendin tonë janë shtuar nga dita në ditë.

Së fundmi mjeku Pipero u ka bërë edhe një herë apel shqiptarëve për të qëndruar në shtëpi.

Po ashtu ai ka thënë se nuk është koha që shqiptarët të bëjnë shaka, por që të dëgjojnë këshillat e mjekëve.

Mjeku është shprehur edhe se as hudhrat dhe as rakia nuk u shpëtojnë nga koronavirusi, por vetëm qëndrimi në shtëpi.

Fjala e tij:

Nuk është koha për të bërë shaka, dëgjoni këshillat tona. As hudhrat as rakia as djathi i freskët nuk u shpëton, qëndrimi në shtëpi dhe respektimi i rregullave po. Duhen respektuar këshillat tona dhe rregullat që janë vendosur.
Kujtojmë këtu se gati e gjithë bota është në psikozë prej Covid-19. Numri i atyre që kanë humbur jetën nga koronavirusi është i madh në gjithë botën.