Lajme Javore

Informohu i pari

Mjeku Pipero: Në spitalin Infektiv ka pacientë që janë në gjendje të rë ndë

Prej disa kohësh vendi ynë është ‘nën ethet’ e Covid-19. Se si paraqitet gjendja më tej në vendin tonë prej koronavirusit ka folur mjeku i njohur, Pëllumb Pipero.

Mjeku Pipero ka treguar se në spitalin Infektiv ka pacientë që janë në gjendje të rëndë. Po ashtu ai është shprehur se situata në spitalin Infektiv është komplekse.

Por gjithashtu ai ka thënë se ka dhe pacientë në gjendje të mirë shëndetësore që presin të dalin nga spitali.

Pipero ka thënë se me koronavirusin nuk ka trimëri dhe se trim është ai që rri në shtëpi. Ai ka theksuar edhe një herë se Covid-19 është sëm undje shumë tinzare, pasi sipas tij ta merr pacientin edhe atëherë kur nuk e mendon.

Fjala e tij:

Situata në spitalin infektiv është komplekse. Kemi 66 pacientë të shtruar në spital. Kemi nga ato që janë presin për të dalë nga spitali të shëruar. Kemi pacientë në gjendje të mesme dhe kemi pacientë në gjendje të rëndë. Kjo është një pandemi shumë e panjohur. Është një sëm undje tinzare pasi ta merr pacientin atëherë kur nuk e mendon. Me këtë virus nuk ka trimëri. Trimi është ai që qëndron në shtëpi.