Mjeku Pipero: Këtë javë pritet të arrihet piku, javën e dytë të prillit mund të ulet numri i të prekurve
Mjeku i njohur infeksionist, Pëllumb Pipero, deklaroi mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Opionion”, se piku i koronavirusit në vendin tonë pritet të shënohet gjatë kësaj jave.
Duke iu referuar të dhënave të deritanishme, mjeku u shpreh optimist, teksa theksoi se javën e ardhshme do të kemi shifra të qëndrushme.
Sipas Piperos, java e dytë e këtij muaji pritet të sjellë uljen e numrit të të infektuarve.
Ai tha:
Unë besoj që në këtë javë do të arrihet piku, janë dhe dy-tre ditë për tu mbyllur kjo javë, java që vjen do të jenë shifra të qëndrushme, me luhatje të vogla. Nuk besoj se do të kemi rritje të madhe. Në javën e dytë të prillit unë besoj fortë se numrat do vinë duke u ulur, është e vështirë të bësh parashikime të sakta.
Pipero tha se shërimet nga koronavirusi në vendin tonë janë optimiste, ndërsa iu bëri thirrje të rinjve të moshuarve në veçanti dhe të rinjve të tregojnë kujdes maksimal gjatë këtyre ditëve.
Ai shtoi:
Tek ne shërimet janë optimiste dhe përtej parashikimeve tona, në ditët në vijim do të shërohen akoma. 90% personave nuk kanë shenja fare por që mund ta trasmetojnë sëmundjen, 80% e të sëmurve e kalojnë në forma të lehta. Në rast se personat me rrisk të madh tregojnë kujdes maksimal dhe të rinjt tregojnë kujdes, atëherë kalojnë shumë lehtë.