Mjeku Pipero jep lajmin e mirë: Nga e hëna nisin testet seriologjike. Brenda javës do të merren…
Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero në një lidhje live në emisionin Opinion tha se të hënën nis analiza seriologjike për personelin shëndetësor të QSUT-së, por ndoshta edhe për COVID 2.
Pipero theksoi se nisja e analizës seriologjike do të na ndihmojë që të kujtojmë se sa i ekspozuar është virusi dhe sa të mbrojtur jemi.
Solis: Kombinimi i seriologjisë me testimet që të dimë gjendjen që të parashikojmë.
Pipero: Për seriologjinë mendoj që jemi ende pak herët edhe pse ka dëshmi që rritja e këtyre igm-ve dhe igg-ve fillon që nga dita e shtatë në të 15, por igm-ja është më pak sensitive dhe igg-ja është më domethënëse, por është shumë e rëndësishme për të ditur edhe sa ka qenë ekspozimi edhe si është mbrojtja dhe si do të jetë në vazhdimësi. Pra jemi pak herët, por ndoshta në kohë edhe për ta filluar, dihet menduar.
Më erdhi nje lajm i fundit qe ditën e hënë nis analiza seriologjike me personelin shëndetësor të QSUT-së, ndoshta edhe me të COVID 2. Është një lajm i mirë edhe për të parë ekspozim edhe për të parë nivelin e mbrojtjes edhe për të ditur më shumë për situatën qarkulluese të virusit.
Besoj që në një javë analiza mund të merren të dhena të rëndësishme për të marrë vendime se si do të vazhdojmë më tej.