Mjeku Kalo: Spërklat mund të qëndrojnë në ajër deri në tre orë
Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, ka folur në lidhje me mënyrat e reja të përhapjes së koronavirusit, të cilat deri më tani nuk janë përmendur gjerësisht. Referuar studimeve më të fundit të ekspertëve, Kalo thotë se përveç spërklave, Covid-19 mund të përhapet edhe nëpërmjet ajrit.
Ai thotë se sipas mjekëve finlandezë spërklat qëndrojnë në ajër nga 30 minuta deri në dy ose tre orë.
Megjithatë, mjeku Kalo thotë se një gjë e tillë nuk është provuar pasi janë eksperimente të kryera në laborat, por teorikisht ekziston si mundësi. Ai bëri edhe një apel ndaj personave që kryejnë sjellje të papërgjegjshme.
Mjeku tha: Përhapet përmes spërklave por sot ka ndryshuar koncepti, a përhapet përmes spërklave deri vetëm në një distancë 1.5 metra apo edhe në pikëza më të vogla që qëndrojnë në ajër më gjatë. Qendrojnë të dyja është arritur në konkluzion së fundmi, rreziku është si me transmetim direkt ose nga sipërfaqet e kontaminuara përmes spërklave ose edhe në ajër apo mikrogrimca që qëndrojnë në kohë të shkurtër në ajër. Sipas mjekëve finlandezë spërklat qëndrojnë në ajër nga 30 minuta, në 2 ose 3 orë.
Asgjë e përcaktuar se janë eksperimente në laborator, teorikisht ekziston si mundësi. Shqetësimi më i madh që kam tani është që hapja të bëhet gradualisht por sjellja e individëve të papërgjegjshëm do bëjë që me veprimet e tyre ta pësojnë njerëzit e përgjegjshëm.
Teksa u pyet nëse jemi të përgatitur për një valë të dytë shpërthimi, mjeku Kalo tha se pritet rikthimi i Covid-19 në muajin shtator, por që në këtë muaj ka edhe viroza të tjera stinore.
Ai shtoi: Jemi se nuk janë shfrytëzuar strukturat e parapërgatitura nëse shtrihet një gjë e tillë. Rikthimi në shtator, ka dicka që luhatet por në shtator s’ka vetëm Covid nuk është vetëm gripi janë dhe viroza të tjera. Do jetë në përzierjen e tabllosë klinike edhe me viruse të tjera. Mund të marrësh një viroz të thjeshtë, por një pjesë e tyre mund të jenë edhe ata që vuajnë nga Covid-19.