Mjeku Kalo: Fundi i Covid-19 është ende larg! Jemi të gjithë në të njëjtën anije
Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, ka folur në lidhje me situatën e krijuar nga koronavirusi në vendin tonë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kalo shkruan se fundi i betejës kundër koronavirusit është ende larg, por ka edhe dritë në fund të këtij tuneli.
Ai theksoi se koha kërkon bashkëpunim e mirëkuptim profesional, ndërsa shtoi se “jemi të gjithë në të njëjtën anile, e cila lundron mes dallgëve të egra të stuhisë mbarëbotërore Covid-19”.
Mjeku Kalo iu bëri apel qytetarëve t’i dëgjojnë thirrjet e tyre dhe t’i respektojnë, ndërsa tregoi “luftën” që ai dhe kolegët e tij po zhvillojnë çdo ditë në frontin e parë kundër virusit.
Mesazhi i Kalos:
1.04.2020…Dita e parë e një muaji të ri….BETEJA ndaj COVID-19 VAZHDON dhe FUNDI i saj ENDE LARG, por ka edhe DRITË në fund të këtij tyneli….Dita fillon me takimin e mëngjesit me ekipin e rojes: Infeksionistë, Reanimatorë, Infermjerë e Staf ndihmës….Shkëmbehen mendime, eksperienca, përcaktohen platforma ndjekje për të bërë të gjithë, më të mirën e mundëshme në ndihmë të të prekurve nga Sars-Cov2/Covid-19….JEMI TË GJITHË në vijën e parë të betejës….DISA përkohësisht të tërhequr nga “linja e parë e frontit” të prekur prej këtij virusi tinzar… JANË në mjekim në kushte shtëpie apo spitali, POR pavarësisht këtyre rrethanave të përkohëshme ata/ato mbeten për çdo çast shpirtërisht pjesë e jona….PUNA NË EKIP kurdoherë ka dhënë e jep më shumë rezultate, në dallim me ndonjë protagonizmin të kërkuar ose të ofruar..…KOHA kërkon vetëm e vetëm bashkëpunim e mirëkuptim profesional…..JEMI të gjithë në të njejtën anije, e cila “lundron mes dallgëve të egra të stuhisë mbarëbotërore Covid-19”….JU LUTEM na dëgjoni dhe na respektoni…..Ju duam, po ju gjindemi dhe kurdoherë do të jemi pranë jush…..BASHKË NE DO JA DALIM pa as më të voglin dyshim!!!….MUAJ TË MBARË!!!