Lajme Javore

Informohu i pari

Mjekja e konfirmon: I prekuri nuk u kontrollua në Muriqan

Mjekja Dhurata Hysi, e cila ndodhet në doganën e Muriqanit për kontrollin e personave që kalojnë në këtë pikë kufitare ka dhënë një intervistë për mediat.

Në intervistë ajo ka deklaruar se shtetasi 28-vjeçar i diagnostikuar me Koronavirus në Shqipëri ka kaluar në këtë pikë kufitare dhe nuk është kontrolluar.

Sipas saj kjo ka ndodhur sepse nuk vinte nga një vend i ‘zonës së kuqe’.

Deklarata e mjekes për mediat:

Shtetasi ka hyrë në datën 26 në orën 12:40 të natës.
Gazetari:

Është kontrolluar?
Mjekja:

Nuk është kontrolluar, pasi Firence nuk ka qenë në zonën e kuqe. Nuk ka pasur asnjë rast në Firence. Ne kemi pasur prioritet Codognon edhe Veneton plus edhe shtete të tjera si Kina, Azia. Ka ditë që kontrollohen të gjithë personat nga Italia, por pas datës 26, më parë vetëm ata që vinin nga zonat e prekura. Nuk di ç’të them për të atin. Lista është vetëm djali. Qytetarët që vijnë në kufi nuk kanë maska, vetëm një italian kishte. Listat me të prekur në Itali ndryshonin nga dita në ditë, ndaj ne e kemi marrë vetë informacionin. Në fazën fillestare nuk kuptohet virusi te qytetarët. Është e rëndësishme vetëkarantimi, të gjithë personat për t’u ruajtur duhet të qëndrojnë në shtëpi. Virusi transmetohet te të tjerët.