Mjekët zbulojnë pasojat e rënda të Covid-19 tek të rinjtë e shëndetshëm
Covid 19 mund të shkaktojë mpiksje të gjakut dhe atak kardiak tek pacientët në moshë të re, pavarësisht se mund të jenë më të shëndetshëm. Mjekët kanë treguar se ka patur një rritje rreth 7-fish të atakeve tek moshat 30-40 vjeç, të cilët kishin simptoma të buta të koronavirus.
Gjithashtu, sipas tyre, në listën e pasojave të kësaj pandemie, duhet shtuar edhe mpiksja e gjakut. Dr. Thomas Oxley, një neurokirurg në Sistemin Shëndetësor Mount Sinai në New York, tha që ekipi i tij zakonisht trajton më pak se dy pacientë me mpiksje gjaku në tru nën moshën 50 vjeç çdo muaj.Por në dy javët e fundit ata kanë parë shtimin me gati 7-fish të këtyre pacientëve.
Dr. Oxley tha:
Virusi duket se po shkakton mpiksje në arteriet e mëdha.Raporti ynë tregon një rritje shtatëfish në pacientët e rinj gjatë dy javëve të fundit.Shumica e këtyre pacientëve nuk kanë histori të kaluar mjekësore dhe kanë patur simptoma të lehta ose asnjë simptomë të Covid 19. Megjithatë, të gjithë janë testuar pozitiv ndaj virusit. Një tjetër problem është se moshat e reja, kanë më pak prirje të njoftojnë direkt ambulancën nëse nuk ndihen mirë, por duhen nxitur që ta bëjnë këtë gjë. Pavarësisht ngarkesës së spitaleve, ato duhet të kërkojnë të konsultohen me një doktor pasi kjo nuk është diçka që mund të kalojë thjesht duke pushuar në shtëpi. Kjo pasojë e Covid 19, mund të çojë në dëme afatgjata apo edhe në vde kje.