Mjekë dhe infermierë për Gjermaninë, si i humbi Shqipëria 3 miliardë euro
Kur një mjek shqiptar i sapodiplomuar largohet drejt Gjermanisë, ai merr me vete një vlerë investimi rreth 100 mijë euro nga Shqipëria, kontribues të së cilës janë familja, shteti dhe shoqëria shqiptare.
Sipas ekspertëve, i njëjti investim në Gjermani kushton 390 000 Euro.
Duke punësuar një mjek të diplomuar në Shqipëri, shteti gjerman kursen 390 mijë euro investime që mund t’i përdorë diku tjetër.
E thënë ndryshe 110 milion eurot që Bashkimi Evropian i dhuroi Shqipërisë si ndihmë për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit, Shqipëria i ka parapapaguar vetëm me transferimin e 280 mjekëve që kanë emigruar në vende e BE-së.
Ose, për rreth 3 000 mjekët dhe 5 000 infermierët që janë larguar vitet e fundit, Shqipëria ka kontribuar në sistemin shëndetësor të BE me më shumë se 3 miliardë euro./abc