Lajme Javore

Informohu i pari

Ministrja: Po marim të gjitha masat në Kakavijë. Kush s’ka urgjencë të mos niset drejt..

Në një lidhje telefonike me Ora News, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka tha se pala greke po merr masa për situatën e krijuar në Kakavijë.

Xhaçka apeloi gjithë qytetarët të ciëlt nuk kanë urgjencë që të udhëtojnë drejt Greqisë, të shmangin ekspozimin e familjes së tyre ndaj një situatë të tillë.

Olta Xhaçka: Pala greke po merr të gjitha masat në lidhje me kërkesat tona për tamponët e orarin e punës, por duhet kohë dhe staf. Ka pasur një shtim të të fluksit dhe po ashtu një shtim të ekipeve mjekësore që janë të dedikuar për tamponin dhe ka pasur një ritëm më të shpejt në të proceduar, edhe pse nuk është mjaftueshëm. Unë u bëj apel të gjithë qytetarëve shqiptare që nëse nuk kanë urgjencë për të udhëtuar, unë u bëj thirrje që ta shmangin ekspozimin e familjes së tyre në këtë situatë.

Sa na takon ne, e gjithë qeveria është e angazhuar për të menaxhuar pasojat e kësaj situate. Po bëjmë gjithçka që është e mundur që t’u ofrojmë qytetarëve ato nevojat bazike, kushteve higjieno-sanitare të cilat po ua mundësojmë përmes disa tualeteve portativë. Po ashtu, ekipet mjekësore do të vihen në dispozicion dhe do të ketë kushte për larje duart, se në pandemi është e nevojshme për të mos krijuar një vatër infeksioni.