Lajme Javore

Informohu i pari

Ministri Serb lëshon gojën me Albin Kurtin/ Për të filluar lúftën duhet vetëm një budalla si kryeministri i Kosovës…





Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin, ka folur për situatën e krijuar në veri pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin e targave.

Në një deklaratë për mediet ai ka fyer dhe ofenduar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti duke e quajtur “budalla”, shkruajnë mediet kosovare.

“Nevojiten të paktën dy persona për ta bërë paqen, ndërkaq për lu ftën mjafton vetëm një budalla, dhe jam i frikësuar se atë budalla e kemi në anën tjetër, ai ndodhet në Prishtinë dhe emri i tij është Albin Kurti”, ka thënë Vulin.

Ende nuk ka një reagim të Kurtit ndaj kësaj deklarate fyese nga ministri serb, Vulin.