Ministri i Jashtëm italian falenderon shqip dhe jep lajmin e mirë
Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio ka publikuar në rrjete sociale një foto ku falenderon në gjuhët e vendeve që i janë gjendur pranë Italisë në luftën kundër Covid-19. Maio e ka nisur falenderimin në gjuhën shqipe krah fotos ku shfaqet me dorën në zemër.
Në postimin e tij ministri jep lajmin e mirë se tashmë numri i infeksioneve në Itali ka rënë pikërisht falë punës së bluzave të bardha.
“Mjekët, infermierët dhe punonjësit e shëndetit po punojnë masivisht për të shpëtuar jetë. Këta njerëz janë duke pushuar vetëm disa orë në natë, pavarësisht se ditëve të fundit numri i infeksioneve ka rënë, ka ende shumë punë për të bërë. Për t’i dhënë mbështetje grave dhe burrave që punojnë në spitalet tona, ne na është dërguar personel shëndetësor nga jashtë. Deri më tani janë mbi 330 mjekë dhe infermierë të dërguar nga vendet e huaja që po ndihmojnë bluzat tona të bardha”, shkruan Di Maio.