Lajme Javore

Informohu i pari

Ministrat shqiptarë shtrohen në darkë luksoze në Dubai/ Flor Binaj rënqeth me fjalët: Po rrugët kush i rregullon, se për pak bashkë me familjen desh u…





Aktori i njohur Florian Binaj i është bashkuar kritikëve të videos që u publikua në rrjet, ku ministrat shqiptarë shfaqeshin duke darkuar në një restorant luksoz në Dubai.

Përmes një postimi në Instagram, Binaj tregon një ak si dent me makinë që ka p ësuar në hyrje të Kavajës, ku rruga ka një gropë problematike për drejtuesit e mjeteve. Binaj tregon se ka qenë në makinë së bashku me fëmijët e tij, ndërsa me doza të forta ironie thotë se faturën për rregullimin e rrugës duhet tia çojnë Nusretit.

“O mjeshtra! Kur të vuni nga Dubai hidhini një grusht asfalt kësaj gropës në hyrje të Kavajës, se për 15 minuta u bëmë 2 makina me fëmijë brenda që na u dëmtuan gomat dhe disqet. Mos e vri sni mendjen për faturën, çojani Nusretit! Kujdes shoferët që kalojnë këtu”, shkruan Binaj në postimin e tij, ku ka publikuar dhe një foto të rrugës së dëm tuar.