Lajme Javore

Informohu i pari

Miku i ngushtë i tha mbill flokët/ Blendi Fevziu i kthen përgjigjen epike

Gazetari dhe moderatori i njohur Blendi Fevziu është komentuar vazhdimisht për paraqitjen e tij. Edhe ai nuk heziton të publikojë fotografitë e modifikuara nga ndjekësit, të cilët ia ndryshojnë imazhin duke e bërë me flokë apo me mjekër.

Imazhi i tij ndër vite është fiksuar mjaft mirë pa to në kujtesën e publikut, por një foto nga fëmijëria, që ai e shfaq nga celulari i tij në “Rudina”, portretizon një tjetër: me flokë të zinj.

Megjithatë, as ajo foto nuk ia ndjell mallin e flokëve Fevziut që tregon një histori lidhur me një propozim për ndryshimin e paraqitjes.

Rudina Magjistari: Në ç’moshë kanë filluar flokët të të japin shenjat e lamtumirës? Blendi Fevziu: Po ku di unë, nuk e kam matur ndonjëherë. Nga të 30-at, besoj.

Rudina Magjistari: Si e ke përjetuar atë moment? Blendi Fevziu: Asnjë lloj problemi nuk kam pasur. Rudina Magjistari: Ke qenë i përgatitur psikologjikisht se zakonisht burrat përballen me këtë pjesë?

Blendi Fevziu: As që e kam menduar fare. Madje, para ca kohësh isha duke u kthyer nga Kosova, më merr një miku ynë që del përditë në televizor e më thotë “dëgjo, kemi një specialist shumë të famshëm grek që merret me mbjelljen e flokëve dhe do të gjejë një figurë publike, t’ia bëjë si dhuratë, t’ia mbjellë”.

I thashë “shiko, nuk ka problem, po të jap unë dy-tre emra”. “Jo, donte me ty”, tha, “jo, faleminderit më lër rehat”, i thashë. S’më ka shqetësuar kurrë, as e kam menduar ndonjëherë.