Mezi priste rastin e parë, Areti Beruka: Është mirë që të na zërë koronavirusi
Para disa javësh, drejtoresha e Inspektoratit Shëndetësor, Areti Beruka, u shpreh “Unë si mjeke mezi po e pres rastin e parë me Koronavirus në vendin tonë” dhe deklarata e saj bëri bujë në media. Në një lidhje direkte me “Ditari” në A2, ajo është shprehur se fjalia e saj është nxjerrë jashtë kontekstit.
Mjekja ka treguar se është mirë që popullata të kapet nga virusi për krijuar imunitet.
“Shprehja është hequr nga konteksti. Kur thashë pres që të vijë rasti i parë, është mirë që çdo popullatë të kapet nga viruset për të krijuar atë që quhet “mbrojtjen e tufës” në imunologji.
Virusi është si vaksinë natyrale, që në rast se nuk kap 60% të popullsisë, kjo popullatë është e pambrojtur. Hyrja e virusit nuk do vizë, nuk varet nga unë dhe nga askush. Këtë kam patur parasysh kur e kam thënë si mjeke. Mbrojtja që krijon, bën që kur të rikthehet virusi në vjeshtë, forca e tij do të jetë më e ulët pikërisht nga imuniteti që ka krijuar 60% e populates”, është shprehur Beruka.