Lajme Javore

Informohu i pari

Mevlani hedh foto me Antonelën/ Ledjana i bën namin: Ai e fshin direkt





Mevlani ngelet një nga personazhet më të komentuara në ‘Përputhen’. Ai ka pasur disa takime me dy nga vajzat e programit, Antonela dhe Lediana, duke krijuar kështu një trekëndësh mjaft ‘të nxehtë’ pasi mes vajzave ka herë pas here konfrontime, për shkak të xhelozisë.

Së fundmi, Mevlani ndau një foto në llogarinë e tij në Instagram teksa pozonte me Antonelën, dhe foton e shoqëroi me një emoji qershie.

Në foto, nuk mungoi dhe një reagim nga Antonela e cila la një zemër si koment për foton, Por fotoja u fshi nga Mevlani vetëm pak minuta më vonë, por pasi u postua nga Antonela në InstaStoryn e saj, shoqëruar me dy zemra.

Nuk dihet arsyeja që e çoi Mevlanin drejt këtij vendimi, por mbase xhelozia e Ledianës e ka ‘frikë suar’ atë.