Lajme Javore

Informohu i pari

Meteorologia shqiptare jep lajmin e mirë/ Ja kur do dalë dielli pas gjithë këtij shiu

Java do të nisë me mot të paqëndrueshëm, duke e bërë pranverën e këtij viti të pazakontë në krahasim me vitet e shkuara. Ndikimi i masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore parashikohet të sjellin mot kryesisht të vranët dhe intervale të shkurtëra kthjellimi, kryesisht përgjatë vijës bregdetare.

“Kjo javë ka nisur me vranësira dhe shira në pothuajse të gjithë territorin shqiptar. Parashikohet që shirat të jenë prezentë edhe gjatë ditës së nesërme.

Ka një ndërprerje të reshjeve ditën e Mërkurë dhe ditën e Enjtë ku do të kemi mot të kthjellët, pothuajse në të gjithë territorin, përjashtuar ekstremin veri dhe veri-lindor, ku do të ketë reshje të pakëta dhe të iz oluara.