Lajme Javore

Informohu i pari

Mësoni këtë sekret dhe rrobat do t’i nxirrni borë të bardha nga lavatricja/ Kështu na mësonin nënat tona

Ngjyra e veres eshte padyshim e bardha. Ajo pervecse nuk perthith rrezet e diellit percjell freski dhe pasterti.

Problemi qendron se e bardha behet shume shpejte pis dhe nese nuk tregoheni te kujdesshme me kalimin e kohes rrobat me kete ngjyre zverdhen.

Sot do ju tregojme qe vetem me kater perberes natyrale ju mund te keni rroba bore te bardha.

1. Shtoni leng limoni ne larje e rrobave me dore

Bashkimi i nje filxhan lengu limoni me ujin e nxehte do sjelli si rezultat rroba shume te bardha. Ju duhet t’i lini per disa ore dhe pas shpelarjes mund ti nxirrni per tharje ne diell.

2. Shto uthull te bardhe ne lavatriçe

Hedhja e uthulles se bardhe ne ciklin e shpelarjes se rrobave do beje qe rrobat e bardha te shkelqejne! Kujdes, pasi rrobat duhet te jene te bardha dhe asnje lloj ngjyre tjeter!

3. Sode buke

Merrni nje legen dhe hidhni uje derisa te mbulohen rrobat e bardha dhe me pas shtoni sode buke(rreth nje gote, por varet nga sasia e ujit qe ndodhet ne legen) .I lini rrobat per disa ore dhe me pas i lajini si zakonisht ne lavatrice.

4. Provoni peroksid hidrogjeni

Peroksidi i hidrogjenit mund te heqe cdo njolle nga rrobat tuaja ndaj shtoni nje gote peroksid ne larjen e fundit dhe rrobat e bardha do te shnderrisin.