Lajme Javore

Informohu i pari

Mediat shkruan se u mbulua me “flamur arab”, aktivisti: Na fal Gëzim Kruja, ne nuk lexojmë

Ish-Kryetar i Komitetit Shtetëror të Kulteve të Shqipërisë, Ilir Hoxholli dhe prej kohësh aktivist në ndihmë të shqiptarëve në nevojë ka reaguar pas lajmeve të përhapura për humoristin e mirënjohur, Gëzim Kruja.

Hoxholli shkruan se ka përjetuar keq lajmet ku thuhet se në ceremoninë mor tore mjeshtri i madh që u n da nga je ta disa ditë më parë është mbuluar me një “flamur arab”.

Sipas tij ato që mediat quajtën “flamur arab” janë versete kuranore që nderojnë të ndierin dhe ku shkruhej: “Çdo krijesë do ta shijoi vd ekjen…”

Hoxholli i ka kërkuar publikisht falje familjes së mjeshtrit të madh duke thënë se ne shqiptarët nuk dimë të respektojmë të vde kurit dhe lën dojmë njerëzit edhe kur janë duke vuajtur.

Ai ka thumbuar personat që kanë publikuar lajmin duke thënë “na falni se ne nuk lexojmë”.