Lajme Javore

Informohu i pari

Mediat në Zvicër i heqin kapelen të riut shqiptar/ Gjeti cantën me para plot dhe ja ktheu gjyshes të moshuar

Eduard Latifi e gjeti njMemM çantë të b rak tisur para një dyqani të premten që lamë pas. Latifi ishte me gruan dhe djalin e tij të vogël në Arbon të “Premtën e zezë” kur para një dyqani vërejti një çantë me ngjyrë të kuqe.

“Unë menjëherë mendova se dikush e kishte humbur atë. E hapa për të parë nëse kishte diçka të dyshimt në të. Kur e hapa, pashë se kishte shumë para në të. Më zuri paniku kur pashë të gjitha ato para. Gruaja ime më tha që të qetësohem. Prita për disa minuta aty me idenë se pronari mund të kthehej dhe ta merrte atë në të njëtin vend. Më pas u nisa në pol ici dhe e dorëzova çantën”, ka thënë kosovari.

Latifi që bëri gjestin shembullor ka njoftuar se pronarja e çantës i kishte lënë 100 franga bakshish për këtë gjest. Po li cia e kantonit të Thurgau e ka konfirmuar rastin.